Çifti i vetëm i dalë nga Përputhen që ka mbijetuar deri më sot, feston përvjetorin e parë të lidhjes

Uncategorized

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë një nga çiftet që u krijuan në Përputhen, pavarësisht se e bënë të ditur lidhjen e tyre jashtë emisionit. Prej një viti ata kanë shijuar romancën e tyre, momentet e së cilës ia kanë ndarë shpesh edhe me ndjekësit. Sot ata festojnë përvjetorin e parë të lidhjes dhe kanë shprehur edhe një herë ndjenjën e tyre publikisht.

“Gëzuar përvjetorin, i pari dhe i vetmi, 1 vit me ty paska qenë viti më i bukur i jetës sime. Përgjithmonë dhe përtej vdekjes zemra ime. Të dashurova dje, të dashuroj sot dhe do të dashuroj gjithë jetën dhe përtej saj”, shkruan Melisa krah fotos ku shihen duke u puthur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.