“Po bënin gara”/ Autobusi përplaset me kamionin duke i marrë jetën 21 personave, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Uncategorized

Një aksident tra gjik ka ndodhur në Egjiptin Jugor, teksa një autobuz është përmb ysur ndërsa tentonte të kalonte një kamion në një autostradë. Aksidenti i tme rrshëm ka sjellë si pasojë vde kjen e 21 personave dhe pla gosjen e 3 të tjerëve.

“Autobusi po udhëtonte nga Kajro kur u përm bys dhe u përp las nga kamioni në një rrugë në provincën jugore të Assiut, 320 kilometra në jug të Kajros,” tha guvernatori i Assiut Essam Saad në një deklaratë. Të dy automjetet morën flakë, përfundoi ai.

Zyra e prokurorit publik të vendit tha se rruga ishte duke u rikonstruktuar dhe nuk kishte drita ose shenja të trafikut. Të paktën 18 trupa ishin dje gur plotësisht dhe dy shoferët ishin midis të vde kur ve.

Aksid entet e traf ikut vrasin mijëra persona çdo vit në Egjipt, i cili ka një rekord të dobët të sigurisë në transport. Aksidentet shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

Agjencia zyrtare e statistikave e vendit thotë se rreth 10,000 aksidente rrugore ndodhën në 2019, duke lënë mbi 3,480 të vd e kur. Në vitin 2018, kishte 8.480 aksidente automobilistike, duke shkaktuar mbi 3.080 vde kje.

Përplasja më vde kje pru rëse e trenit në Egjipt ishte në 2002, kur mbi 300 njerëz u vr anë pasi një zjarr shpër theu në një tren, raporton The Washington Post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *