“Pashë njerëzit që erdhën… im shoq kishte vdekur” Shqiptarët i qetësojnë zemrën nënës me dy jetimë

Uncategorized

Fshati Herticë, Podujevë. Udhëtuam drejt Kosovës për të parë nga afër historinë e një familje që pak javë më parë, u prek nga një tragjedi e rëndë. Kryefamiljari i familjes Sfishta ndërroi jetë në një aksident të rëndë gjatë punës.

Milaim Sfishta punonte nga mëngjesi në darkë për fëmijët e të shoqen. Merrej me shumëçka për t’i siguruar ushqimin dhe një të ardhme dy fëmijëve, por një aksident i mori jetën. E shoqja tregon për “Shqiptarët për Shqiptarët” si ndodhi ngjarja.

“Jetoj në Hercitë, dy fëmijë kam e burri më ka vdek… tragjikisht. Pasi kryem mëngjesin bashkë, ai doli të lëshojë shtazët. Pas orës 3 të pasdites, erdhi e më tha, po shkoj në mal. Nxorri traktorin, u nis e shkoi në mal. Kanë pre dru. Djali erdhi e më tha “mami babi më tha për të marrë një shishe me ujë”.

Nuk vonoi 10 minuta që kishte ardh djali, më thirri im vëlla. Kur kam dalë, pashë që njerëzit kishin ardhur. E kishte zënë traktori krejt. U thashë çfarë ka ndodhur, më treguan që e kish zënë traktori dhe e kish mbyt aty në vend. Shumë e vështirë, shumë shumë e vështirë…”-tregoi nëna e dy fëmijëve.

Më tutje ajo shtoi se jetesa tashmë është bërë edhe më e vështirë me largimin e Milaimit, të shoqit.

Nuk kemi pas të ardhura as përpara, tani nuk di ça do të bëhet. Kemi punuar me çfarë kena mujt, por më së shumti na ndihmon me pas një vendbanim diku afër qytetit. I ndjeri ka bërë çmos duke punu, por unë…”-tregoi nëna e dy fëmijëve.

“Ka qenë e rëndë shumë…. familjen e kam ndihmuar që në moshë të hershme, që 5 vjeç, në mal, me bagëti. Këtu është larg, jan larg që të gjitha.”-tha djali i të ndjerit.

Por “Shqiptarët për Shqiptarët” nuk ka qëndruar duarkryq. Elvisi dhe Fatma udhëtuan drejt Kosovës për t’i dhënë kësaj nëne dhe dy fëmijëve të saj, një dhuratë të madhe.

“Vëllezër dhe motra të nderuar, jemi në Kosovë bashkë me Fatmën. Kemi ardhur për një gjë të mirë. Një familje nga Podujeva që ka mbetur me jetimë, jo më shumë se tre javë babai ka ndërruar jetë… ne gjithsesi duhet ta kalojmë këtë dhe familja tani po vjen për në Prishtinë.

Gjërat e mira do të vazhdojnë dhe ne të gjithë së bashku, po përpiqemi që edhe në këto kohë të bëjmë diçka të mirë. Ne presim familjen, një nënë e jetimë që kanë kaluar shumë në jetë, vuajtje jo të vogla.”-tha Elvisi.

Elvisi e Fatma qëndruan në Prishtinë, atje ku pritën familjen Sfishta. Nënë e bir trokitën në derën e banesës ku po i priste Elvisi e Fatma, pa e ditur ende se hynë në shtëpinë e tyre të re. Shikojini këto momente prekëse në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *