Nënë për herë të dytë, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon gjininë

Uncategorized

Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Blerina Braka tregoi se shtatzëninë e parë, pothuaj nuk e ka ndier fare, ndërsa e dyta ka qenë më e sikletshme, madje problemet e shtatzënisë kanë vazhduar edhe pas muajve të parë.

Megjithatë, është e lumtur që familja do të plotësohet: “Vetëm me djalin, më dukej sikur ishim pak” – tha ajo, edhe pse do të donte shumë që të kishte një vajzë për vete.

Madje, gjinia, siç rrëfeu Blerina, e kishte mërzitur jo pak: “Kur mora vesh lajmin që do të kisha sërish një djalë, nuk e pranoja dot, u mërzita dy ditë. Nuk e di, doja shumë ta kisha një gocë për vete” – tregon ajo me sinqeritet dhe me një ndjesi të natyrshme faji.

Për emrin, dy prindërit ende nuk kanë vendosur. Ka ende kohë, por Blerina tregoi se do një emër që nuk e ka askush dhe po përpiqet të gjejë diçka të veçantë: “Emri nuk po më vjen akoma. Deri tani, pa emër e kemi. Dua një emër që nuk e ka askush, por akoma jo.”

Edhe 3 muaj të tjerë pothuajse për të pasur pranë vetes vëllain e vogël, pas djalit të madh që tani është 3 vjeç e gjysmë. Siç tregoi Blerina, ai e ka kuptuar që mami së shpejti do ta bëjë me një bebe të vogël që, pa dyshim, do ta bëjë të gjithë familjen të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.