”E mendoj Pajtimin”, Sarah e mërzitur: Këtu harrohen edhe fytyrat e njerëzve

Uncategorized

Sarah ka deklaruar mbrëmjen e sotme se i mungon prezenca në shtëpi e Pajtimit. Mbasditen e sotme ajo është shfaqur e mërzitur duke shtuar kuriozitetin edhe të disa prej banorëve. Sarah u përpoq të shpjegonte se gjendja e saj emocionale nuk ishte si pasojë e mallit për familjen.

’Nuk e kam tek familja, unë kam takuar edhe motrën edhe babin. Nuk e kam fare tek ata, por nganjëherë filloj edhe mendoj disa gjëra dhe…’’,- tha ajo. Teksa u pyet për Pajtimin ajo pranoi se i mungon në disa momente por rrjedha e lojës është e tillë sa dita kalon pa u menduar.

’E mendoj PM, kur bëhet një diskutim, një lojë, kur luhet një muzikë. Por këtu dita kalon kaq shpejt sa banorët që dalin harrohen shumë shpejt, unë turp kam të them por kam harruar fytyrat e familjes time’’,- theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *