







Showbiz – Aktori turk Burak Yoruk ka publikuar një video duke kërcyer në një aheng nën tingujt e këngës “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
Në këtë video gjithashtu vërehet flamuri kuq e zi, shkruan gazeta Metro.
Aktori para pak kohësh bëri të ditur se ka origjinë shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku në mbishkrimin e kësaj fotografie shkroi në gjuhën shqipe: “Djali i nënës”.







