Pasi e ofendoi rëndë, Donaldi nuk po e duron dot Beatrixën as kur këndon! Ja çfarë i bën (VIDEO)

Uncategorized

Beatrixa dhe Donaldi nuk kanë më ndjesitë e forta që kishin në fillimet e tyre, para se të krijonin lidhjen brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Madje ishin opinionistët por edhe një pjesë e banorëve që i thanë se ai ka ndryshuar karshi Beatrixës, dhe nuk ka më atë euforinë që kishte në fillim, por që ai zgjodhi të thoshte se kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa në fillimet e tyre ata rrinin deri në mëngjes së bashku, e puthjet e përqafimet nuk mungonin asnjëherë nga ana e Donaldit, kjo gjë tani nuk ndodhë kurrë, e me arsyetimin sipas këtij të fundit, se tani lidhja e tyre është normalizua

Duke mos mjaftuar këto, të shumta janë rastet kur ai edhe e ofendon Beatrixën, duke lënë të kuptohet se nuk e duron dot.

Por, një rast i tillë ka ndodhur sërish mbrëmë, ku derisa Beatrix Ramosaj po këndonte para fillimit të spektaklit, Donaldi bën disa reagime të çuditshme, e si i nervozuar, pasi këngëtarja nuk po pushonte.

Kujtojmë se Beatrix, Donald dhe Einxhel janë tre banorët e nominuar për këtë javë, nominim ky që erdhi si pasojë e hapjes së kutisë Pandorës nga banori i ri, Arbëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.