“Pusho ti, pusho! Arbana?”, Flor Binaj tallet keq me banorët VIP-a të BBV

Uncategorized

Emisioni “Big Brother VIP Albania” tashmë ka kaluar pritshmëritë e shikueshmërisë, duke u kthyer në kryefjalën e portaleve dhe të diskutimeve të të gjithë shqiptarëve.

Edhe aktori i humorit Florjan Binaj duket sikur i ka ndjekur polemikat dhe dinamikat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri dhe ka vendosur të japë komentin e tij për banorët.

Aktori i emisionit “Portokalli” ka postuar gjithashtu një deklaratë tjetër ironizuese. Ai i referohet edhe ngjarjes së ndodhur së fundmi në shtëpi, ku banorët u dënuan për shkak të mungesës së rregullit dhe higjenes.

Lidhur me këtë situatë, ai ka shkruar: “Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e le sic e gjete, TI NUK JE VIP” (duke ju referuar debatit mes Ilirit dhe Donaldit në fillim të emisioni)

Në fakt, Flori nuk është personazhi i parë që bën ironi me banorët e ‘BBV’. Edhe ish-aktori i Portokallisë, Elvis Pupa, ironizon shpesh banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.