Çfarë u postua ‘gabimisht’ në Instagramin e Einxhel që alarmoi familjen e saj

Uncategorized

Pas spektaklit të së martës, ka pasur vazhdimisht debate të forta mes Einxhel dhe Donaldit, që deri pak javë më parë kishin marrëdhënie shumë të mira bashkë.

E gjithë ndodhi pasi Donaldi shpëtoi Tanin dhe jo Dagzin, ky i fundit doli në nominim direkt me Einxhel dhe publiku vendosi të largoje Dj nga Kosova nga shtëpia e ‘BBV’.

Që pas këtij momenti në shtëpi kanë nisur përplasjet mes Donaldit dhe Einxhel, të cilët janë reflektuar edhe jashtë në rrjetet e tyre sociale.

Një ndjekës besnik i Einxhel kujdesej për llogarinë personale të moderatores në Instagram dhe publikoi foton që trazoi rrjetin! (Bëhet fjalë për këtë foto)

Një foto që mori shumë komente negative dhe kritika pa fud. Familjarët e Einxhel kanë fshirë postimin duke i kërkuar ndjesë publike të gjithëve për pamjet ku moderatorja dëshironte të “eleminonte” dy “armiqtë” e saj në shtëpi, Donaldin dhe Beatrix.

Edhe pse tashmë postimi u fshi, foto u pa nga të gjithë dhe bëri xhiron e rrjetit. Familja e Einxhel u kujtua pak me vonesë dhe të bëjnë kujdes tani e tutje me personat që do menaxhojnë instagramin e vajzës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.