







DJ Dagz u eliminua të martën nga shtëpia e Big Brother Vip, pas një televotimi zinxhir ku ai dhe Einxhel, mbeten dy të fundit.
Eliminimin e tij nga shtëpia e ka përjetuar më së shumti e dashura e tij, Einxhel. Ajo si duket do e ketë të vështirë të mësohet pa prezencen e DJ Dagz.








Pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP, Einxhel e ka përjetuar keq duke u rënduar psikologjikosht. Moderatorja shfaqet e mërzitur duke përqafuar një jastëk të cilit i kishte veshur bluzën e Arbrit.
Einxhel Shkirës duket se nuk i del inati me Donald Veshajn, i cili në zinxhirin e shpëtimit gjatë spektaklit të së martës nuk zgjodhi DJ Dagz por Tan Bramën.








Kjo bëri që moderatorja e njohur dhe DJ Dagz të dilnin në nominim dhe ky i fundit të linte menjëherë shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Në një bisedë me Arbërin dhe Monikën, Einxheli e cilësoi Donaldin si burracak që bëri veprim të shëmtu ar duke ndryshuar vazhdimisht arsyen përse zgjodhi të shpëtonte Tanin dhe jo DJ Dagz.







