“Ishte ndjesi e Donaldit..”, Elgit Doda flet per kenget kushtuar Bores

Uncategorized

Ishte Donaldi ai i cili kishte shkruar tekstin e këngës “Toxic Love” të kënduar nga Elgit Doda, e që aktori Veshaj e pranoi se ishte dedikim për Bora Zemanin.

Këngëtari së fundi ishte i ftuar në “Pardon my French” të Top Albania Radio, ku ka shpalosur detaje rreth projekteve muzikore.

Derisa aludohet se kënga “TL” është dedikim për moderatoren e “Për’puthen”, fakt të cilin as Donaldi nuk e ka mohur, Elgiti tha se nuk e di se kujt i janë dedikuar ato.

“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan”, deklaroi Elgiti.

Duke treguar për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti tha se e ka shkruar tekstin nga “plani” i Donaldit, dhe zbuloi se do të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.

“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë’, ka shtuar artisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.