







Dafina publikon video me Atifete Jahjagën në TikTok, dyshja argëtohen nën ritmet e këngës “NANA”
Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është takuar me gruan që vite më parë drejtonte Republiken e Kosovës.








Bëhet fjalë për presidenten e parë femër shqiptare, Atifete Jahjagën, njëherësh edhe themeluese të fondacionit “Jahjaga Foundation”, shkruan “Kosovarja”.
Artistja duket se ka kaluar një takim miqësor me ish-presidenten, derisa është shfaqur e veshur elegante me një kostum të hirtë.
E veçanta e kostumit është se quhet “Pranverë”, i cili është krijuar nga Atifetja dhe është pjesë e kampanjës së saj më të re, të titulluar “One in Three”.








Me anë të shitjes së këtyre kostumeve, fondacioni i Jahjagës ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në fushën e rrobaqepësisë.
Kështu këngëtarja Zeqiri ka publikuar në Instagram disa fotografi nga takimi i dyshes ku duket se janë ndarë të lumtura me bisedën e tyre.







