“Nuk ia bëj vetes kurrë hallall”, Sabri Fejzullahu i kërkon falje publikisht gruas së tij, Nerës!

Uncategorized

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën personale dhe profesionale të tij. Ndër to, këngëtari i hitit “Merrma shiun e Prishtinës” pati edhe një kërkim falje publike ndaj bashkëshortes së tij, Nera Fejzullahu.

Kjo e fundit mesa duket nën gjurmët e bashkëshortit, kishte pasur dëshirë të merrej me muzikë – ëndërr e cila i ka ngelur në sirtar dhe kjo krejt për faj të Sabriut.

I pyetur se për çfarë do t’i kërkonte falje gruas së tij, këngëtari i shumë hiteve u përgjigj duke përmendur këtë pishman të jetës së tij.

“Nerës do i thoja më fal që ia kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. S’ia bëj vetes kurrë hallall, jam penduar shumë”, ka thënë Sabri Fejzullahu.

Ndërkohë i pyetur se si mbahet një raport i shëndosh bashkëshortor për kaq shumë vite, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me sinqeritet dhe dashuri. I njëjti mohoi që të ketë pasur ndonjëherë gjatë jetës ndonjë krizë në martesën e tij dhe të Nerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.