‘Sa çudi po më duket që nuk është’, dalja e Triksës shqetëson Donaldin

Uncategorized

Mbrëmjen e kaluar, në një përballje të fortë për nominim me Donaldin dhe Einxhel, këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo u përcoll mes lotësh nga konkurrentët dhe partneri i saj, Donald Veshaj, i cili tregoi se e kishte përgatitur veten për eleminimin e saj.

Pas daljes së Trixës, Donaldi ka biseduar me disa prej banorëve teksa është shprehur se e kishte ndjerë se mund të dilnin ai ose Beatrix.

Ndaj, gjatë këtyre ditëve kishte përgatitur veten dhe partneren për një eleminim të mundshëm.

Aktori u shpreh se po i dukej shumë çudi pa Trixën brenda në shtëpi, ndërsa pranoi se i rri mendja tek fakti si do ta presë ajo përballjen me pjesën jashtë, realitetin pasi përfundon “Big Brother VIP”.

“Sa çudi po më duket që s’është Trixa. E vetmja frikë që kam për të është pjesa jashtë, aty e kam mendjen”- është shprehur ai.

Banorët gjithashtu të trishtuar dhe në lot për daljen e Beatrix, i kanë qëndruar pranë dhe i kanë dhënë kurajo Donaldit, duke i thënë se shumë pak mbeti nga kjo lojë dhe duhet ta përballojë edhe një muaj larg Trixës e familjarëve të tij.

Einxhel që gjithashtu ishte në nominim me çiftin, u shpreh se dalja e Trixës e trishtoi pasi ishte lidhur tepër në shtëpi me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.