Stresi komenton treshen Bora-Donald-Beatrix: Donaldin e kam shokë, por…

Uncategorized

Ndonëse ka treguar se është shok i Donaldit, Stresi ka shprehur gjithmonë hapur mendimin e tij për treshen më të komentuar që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Bora-Donald-Beatrix.

Më herët, ai shkroi në Instastory: “Doni opinionin tim? Bora Zemani është queen(mbretëreshë)”, frazë që më vonë e përdori në këngën e tij.

Po çfarë mendon Stresi tani, që gjërat kanë ndryshuar? Në një intervistë për MCN TV, ka treguar se ka një shoqëri shumë të mirë me aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon.

Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke patur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë.

Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë dicka e shpifur.”- ka thënë ai për çiftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.